Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!

“Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës!

Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin! Qeradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse!

Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve! *kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet”, shkruan Rama.

 

Artikulli paraprak”OPERACIONI HUMANITAR 24 ORË PO NDIHMON 600 MIJË FAMILJE”, XHAÇKA I PËRGJIGJET AKUZAVE: OPOZITA JO VETËM QË NUK NDIHMON, POR SABOTON DUKE HEDHUR BALTË
Artikulli tjetërPOLICIA PENGON PUNONJËSIT QË U LEJOHET TË PUNOJNË