Rama: Qytetarët të refuzojnë thirrjet për bllokimin e rrugëve

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë thirrjet e opozitës për bllokimin e rrugëve nesër. Gjatë “Komunikimit Javor” në Facebook, kreu i qeverisë foli gjatë për protestën e opozitës, çadrën në Bulevard dhe paralajmërimin për nisjen e një mosbindje civile për bllokimin e rrugëve nacionale që lidhen me kryeqytetin, mesditën e të hënës për një orë nga 11:00 në 12:00. “U them sot të gjithë shqiptarëve, demokratëve, mos i jepni asnjë shans, asnjë mbështetje politikanëve që kanë frikë nga drejtësia. Mos i jepni asnjë të drejtë kujtdo që pengon rrugën drejt BE. Refuzoni të bëheni mercenarë të politikës së përbuzjes, duke bllokuar rrugët ku kalojnë njerëzit, nxënësit, ekonomia jonë kombëtare. Policia nuk paguhet për të liruar rrugët, por për të mbrojtur çdo njeri, për të garantuar rend, qetësi, siguri. Policia ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe të përfundojë përpara ligjit çdo shkelës”, u shpreh Rama. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sërish se opozita synon destabilizimin e vendit. Sipas tij, çadra e ngritur në Bulevard dhe thirrjet për bllokimin e rrugëve, janë përpjekje e qartë për të prodhuar rrëmujë. “Çadra në Bulevard është shembulltyra spektakolare e mënyrës së mbrapshtë e të menduarit të politikës për njerëzit. Dështuan ta bëjnë Shqipërinë shtet, dështuan ta demokratizojnë. Janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë. Duan destabilizim, rrëmujë, tym pasi e kuptojnë se çadra nuk i mbron për shumë koha nga drejtësia”. Deklarata e Ramës: Unë politikën e kuptoj si një fuqi për të bërë mirë, jo për të bërë para. si një fuqi për të bërë shtet, rritjen e ekonomisë së vendit, si një fuqi për ta bërë kët ëvend ku besuan heronjtë, rilindasit dhe ku besojnë fëmijët tanë. Politikën e ushtroj me pasion dhe besnikëri ndaj vendit. Njoh plot të tjerë që s’janë të tillë. Në Shqipër politika nuk bëri shtet në 25 vjet. Ata që dështuan ua hedhin fajin tjetrit, por në të vërtetë mendojnë se fajin e ka populli. Mendojnë se ky shtet nuk meriton të merret seriozisht, nuk meriton të qeverisë me drejtësi, kushtetutë. Për 101 arsye, në 25 vjet politika prodhoi keqqeverisje, halle pë rnjerëzit, sesa zgjidhje, mirëqenie. Çadra në Bulevard është shembulltyra spektakolare e mënyrës së mbrapshtë e të menduarit të politikës për njerëzit. Dështuan ta bëjnë Shqipërinë shtet, dështuan ta demokratizojnë. Janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë. Duan destabilizim, rrëmujë, tym pasi e kuptojnë se çadra nuk i mbron për shumë koha nga drejtësia. Flasin për Republikë të re se nuk duan drejtësi të re, flasin për qeveri teknike se nuk dua n që populli të zgjedhë qeverinë që do, flasin për bllokim rrugësh se nuk duan që rruga e Europës të hapet, nuk duan një shtet me drejtësi dhe mirëqenie. Ata pengojnë Vettingun dhe pikërisht se nuk duan këtë, nuk duan as të dalin para gjykimit të popullit me votë. U them sot të gjithë shqiptarëve, demokratëve, mos i jepni asnjë shans, asnjë mbështetje politikanëve që kanë frikë nga drejtësia. Mos i jepni asnjë të drejtë kujtdo që pengon rrugën drejt BE. Refuzoni të bëheni mercenarë të politikës së përbuzjes, duke bllokuar rrugët ku kalojnë njerëzit, nxënësit, ekonomia jonë kombëtare. Policia nuk paguhet për të liruar rrugët, por për të mbrojtur çdo njeri, për të garantuar rend, qetësi, siguri. Policia ka për detyrë të dokumentojë çdo shkelje të ligjit dhe të përfundojë përpara ligjit çdo shkelës.