Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës, e cila u votua sot megjithëse Albin Kurti ende nuk e ka dorëzuar zyrën e kryeministrit. Në një postim në “Twitter”, Rama shpreh urimet si për qeverinë e re ashtu dhe për opozitën, siç thotë ai me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën🇽🇰🇦🇱”

Artikulli paraprakVIDEO/ “NJË HISTORI KORRUPSIONI DHE KLIENTELIZMI”, BASHA AKUZON RAMËN: INAUGUROI TË NJËJTËN FERMË DY HERË
Artikulli tjetërPD I KËRKOI DORËHEQJEN PËR ABUZIMET ME TË MITURIT, REAGON SHAHINI: JAM ZEMËRTHYER! NUK KA KULTURË PANDËSHKUESHMËRIE, JA ÇFARË PO PËRPIQEMI TË NDRYSHOJMË