Kryeministri Edi Rama i është rikthyer debatit për paketën antishpifje. Shefi i qeverisë gjatë vizitës në Austri ka zhvilluar një takim në selinë e OSBE me përfaqësuesin për Lirinë e Medias Harlem Désir.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi paketën antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve, ndërsa njofton se pas konsultimeve drafti do të paraqitet në Kuvend pas Vitit të Ri.

Në selinë e OSBE në Vjenë me Harlem Désir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri.

Artikulli paraprak‘TOYOTA YARIS’/ PADIA E BALLËS PËR BASHËN, GJYKATA SHTYN SEANCËN
Artikulli tjetërKOSOVA S’U PRANUA NË INTERPOL, VUÇIÇ: FITORE!