Pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, ministrat e kabineteve, por jo vetëm kanë hedhur firmat në 9 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të implementohen në vijim.

Në një konferencën të përbashkët për mediat, shefi i qeverisë shqiptare riktheksoi se mes dy shteteve nuk do të këtë asnjë barrierë penguese.

Marrëveshjet e firmosura janë të natyrave të ndryshme duke nisur nga fusha doganore, arsimi, e deri tek patentat dhe shërbimet e telefonisë.

Nuk do të kemi barriera penguese mes të dyja vendet. Në pikat kufitare duhet të vlejnë dokumentet e njërës palë. Ky është një hap i madh dhe shembullor dhe ne ia ofrojmë këtë shembull të gjithë Ballkanit.

Këtu sjellë në vëmendje, atë moment që ka sjellë shumë debat në lidhje me taksën 100% që ka vënë Kosova nuk është një vendim politik”, tha Rama.

“Nuk do të kemi barriera penguese mes të dyja vendet. Në pikat kufitare duhet të vlejnë dokumentet e njërës palë.

Ky është një hap i madh dhe shembullor dhe ne ia ofrojmë këtë shembull të gjithë Ballkanit. Këtu sjellë në vëmendje, atë moment që ka sjellë shumë debat në lidhje me taksën 100% që ka vënë Kosova nuk është një vendim politik”, tha Rama

Pas mbledhjes së dy qeverive në Pejë, ministrat e kabineteve, por jo vetëm kanë hedhur firmat në 8 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të implementohen në vijim

Haradinaj: Kemi arritur rakordim për 9 marrëveshje dhe protokolle të përbashkëta. kemi objektiva përpara nesh. Një studim analitik për shqiptarët deri në vitin 2025.

Rama: Ishte mbledhje me rëndësi të veçantë në një moment të veçantë dhe më vjen shumë mirë të nënvizoj se në vazhdën e mbledhjeve mes dy qeverive është mbledhja me produktin më konkret pasi proceset e nisura në mbledhjet e mëparshme janë në fazë materializimi.

Procesi i heqjes së barrierave tarifore dhe jo tarifore. Psh. një nga elementët, 42 certifikata dhe dokumente vetëm në fushën e shkëmbimeve tregtare që lidhjen me gjënë e gjallë apo produktet bujqësore ashtu si do hiqen dhe të tjera.

Si do bëhet njohja e ndërsjelltë e patentave dhe në pikat e kalimit kufitar të vlerë vetëm dokumenti i njërës palë. Ky është një hap i madh, shembullor dhe ne ua ofrojmë këtë shembull gjithë rajonit.

Është gjëja që duhet bërë mes vendeve të rajonit. kush e sheh bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë me sytë e së shkuarës është i ftuar ta shikojë me sytë e së ardhmes.

Rruga e së ardhmes nuk mund të ndërtohet me thika pas shpine ndaj shqiptarëve dhe me reaksione negative sapo Kosova duhet të marr një certifikatë hyrje në institucionet ndërkombëtare. Përpjekja e fundit për Interpol është..

Serbia shkon në të kundërt e asaj që është rruga e së ardhmes duke përjashtuar Kosovën nga marrëveshja e roamingut dhe duke na detyruar ne ta bëjmë bashkë, Shqipëria dhe Kosova.

Pika kufitare e Morinës, ku krijohen radhë të gjata që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave do të kthehet në një pikë fluide të kontrollit të përbashkët. të dyja policitë dhe doganat do operojnë me një pikë dhe do krijohet mundësia e lëvizjes së lirë.

Ashtu si do donim ta shihnim një orë e më parë lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës në BE. Është e papranueshme që mbahen peng i zgjedhjeve në institucionet europiane.

Kosova duhet të bënte demarkacioni, një shtesë kati pa leje si të thuash, Kosova e bëri dhe tani prit njëherë se kemi ca halle këtu se na mërziten ekstremistët. Kjo është e papranueshme. Ne sidoqoftë jemi gjallë nuk kemi vdekur akoma dhe në këtë aspekt do vazhdojmë të çojmë përpara proceset për shqiptarët.

Dokumenti analitik është një dokument që synon të krijojë vizionin strategjik 2025, 2030, 2035.

Nuk na detyron kush të gëlltisim njëri-pas tjetrit akte që i bien ndesh filozofisë sonë të bashkëpunimit.

Ne jemi të vendosur për bashkëpunim strategjik me Serbinë por Serbia s’mund të ketë dy fytyra. Serbia bllokon mallrat e Kosovës se i do Kosovo-Metohia. Metohinë ta mbajnë për vete, kjo është Republika e Kosovës.

Serbia nuk është viktimë, Kosova është viktimë. Gjërat duhet të shihen në sy dhe të mos na tregojnë shumë përralla miqtë tanë europianë dhe të mos na kërkojnë më shumë se sa na mbajnë gjunjët ndërkohë që Serbinë e përkëdhelin.

Kjo është e papranueshme. Tarifa 100% është irracionale në kushte racionaliteti. Është e vetmja përgjigje normale ndaj Serbisë. Vazhdojmë të jemi 100 në mbështetje të Kosovës.

Marrëveshjet e firmosura mes dy kabineteve qeveritare:
1)Njohja reciproket e patentë shoferëve, e firmosur nga dy ministrat e Infrastrukturës.

2)Marrëveshja doganore dhe në fushën e borxhit publik, ministri Arben Ahmetaj dhe Bedri Hamzaj.

3)Damian Gjinkuri dhe Valdrin Llukës firmosin marrëveshjen e heqjes e Rooming.

4)Ministrja Nikolla dhe homologu kosovar nënshkruajnë bashkëpunim në fushën e rinisë.

5)Ministri shëndetësisë së Kosovës Uran Ismajli dhe Ogerta Manastiliu nënshkruajnë marrëveshje në fushën e shëndetësisë.

6) Ministri i Kosovës Vesel Krasniqi dhe Niko Peleshi nënshkruajnë marrëveshjet në fushën e bujqësisë.

7) Krerët e dhomave të tregtisë, firmosin një marrëveshje bilaterave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

8) Drejtorët e Drejtorisë së përgjithshëm të pronësisë industriale i Kosovës dhe Shqipërisë firmosin marrëveshje bashkëpunimin këtë sferë.

9) Firmosja e dokumentit strategjik mes Kosovës dhe Shqipërisë deri në vitin 2015.