Kryeministri Edi Rama paralajmëron se do të japë shpjegime në Kuvend për prishjet e banesave në zonën e Unazës së Re.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se protestat për dëmshpërblime kanë nisur 15 vjet më parë.

Reagimi i plotë i Ramës:
Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik,

që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!