Kryeministri shtroi mbrëmjen e së martës një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, politikanë, artistë dhe gazetarë. Në fjalën e tij Rama tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë.

Në darkën e ofruar në lulishten e oborrit të kryeministrisë, Rama shpalosi njohuritë e tij edhe rreth Kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve. Në një moment të tillë bashkime e tolerance kryeministri nuk e kurseu tonin ndaj terrorizmit duke u pikënisur nga Palmira e shkatërruar nga lufta e ISIS-it. 

PUBLICITET