Përveç aktivitetit të opozitës sot në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka parashikuar në këtë qytet një vizitë në orën 17:00.

Nga ana tjetër PD ka njoftuar se do ta presë me protestë kryeministrin, duke angazhuar degën lokale për organizimin e tubimit përpara shkollës ku do të mbajë aktivitetin kryeministri.

Ndërsa paraditen e sotme opozita zhvilloi mbledhjen e radhës jashtë Tiranës, pas takimit të Shkodrës, me fokusin situatën kriminale në vend ditët e fundit. PD dhe LSI bojkotuan sërish punimet e seancës së Kuvendit.

Në takimin e opozitës në Elbasan, mungoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa kryetari demokrat, Lulzim Basha u shpreh se vendi është i terrorizuar nga kontrolli i bandave.