Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar policinë për operacionin e kryer në Shkodër në zbulimin e një skeme fajdesh që çoi në pranga 11 persona, mes të cilëve policë, ish-kancelarë gjykate.

“Përshëndetje dhe përgëzime të gjithë forcave policore që u angazhuan në superoperacionin e shkodrës, duke çmontuar dhe çuar prapa hekurave një grup kriminal keqbërësish. Sot shkodra është më e qetë e më e sigurtë se asnjëherë dhe policia e shtetit çdo ditë më efikas. Respekt”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë ministri i brendshëm Sandër Lleshaj e cilëson goditje madhore për krimin e organizuar dhe financat e tij. Operacionin “Maranaj” që zbuloi një skemë fajdesh në shkodër duke çuar pas hekurave disa persona dhe madje zyrtarë publikë.

“‘Maranaj’, për një Shkodër e Shqipëri të lirë nga krimi. Policia e shtetit dha sot një tjetër goditje madhore kundër krimit të organizuar dhe financave të tij.

Ky sukses motivon më tej policinë dhe qytetarët për të vijuar së bashku përpjekjen për shqipërinë europiane shkruan Lleshaj në “twitter”.