Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për situatën e rendit dhe vrasjet e kohëve të fundit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në përudhën kur ishte opozita në pushtet kishte më shumë vrasje.

Ai tha se duhet të vendoset një vijë e kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Rama sulmoi edhe gjykata dhe prokurorinë, teksa tha se në disa raste kanë liruar kriminale.

Rama pohoi live se deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani që kritikoi një ditë më parë policinë e shtetit duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar, pasi sipas tij ka shantazhuar përmes postit.