Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën, duke e akuzuar këtë të fundit si nxitëse të protestës së dhunshme para dy ditësh tek Kuvendi, ku për pasojë u plagosën 15 policë dhe 3 banorë të Unazës së Re.

Gjatë një takimi ku u prezantua flota e re e Policisë së Shtetit, Rama i kthehu përgjigje deklaratave të bëra nga eksponentë të opozitës, mes tyre edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, se policja Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur rëndë, ishte e pa trajnuar për të marrë pjesë në protestë.

I pari i qeverisë tha se 24-vjecarja mund të ishte dëshmorja e parë police e rënë në krye të detyrës, nëse nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të hequr kapsollën.

Jo më larg se 48 orë në parë një efektive e Policisë së Shtetit mund te kishte humbur jetën. Ishte shpejtësia e reagimit të saj që bëri të humbte vetëm gishtat e njërës dorë. Ajo vajzë i përket gjeneratës së të reja dhe të rinjve të shkolluar në akademinë e ri çelur të sigurisë.

Akademia që u mbyll për vite të tëra, duke ndërprerë një cikël trajnimesh të pazëvendësueshëm për Policinë e Shtetit. Një ndër shumë vajza që janë dallëndyshet e para të pranverës së sapo nisur për rigjenerimin e Policisë së Shtetit, përfshi edhe vajza dhe djem që stërviten çdo ditë.

“Humbi gishtat se nuk ishte e trajnuar’, u tha nga ata që janë shkaktarë të nxitjes së dhunës, për përdorimin e lendeve plasëse, që kodi penal e dënon si krim të rëndë.

Ajo vajza dhe shumë të rinjtë tjerë, jo vetëm që janë të trajnuar, por stërviten fizikisht çdo ditë. Sot do të kishim një tjetër dëshmore dhe mesa di, të parën dëshmore të policisë së shtetit”, tha Rama

Artikulli paraprakPROTESTA TE KUVENDI/ LLESHAJ: POLITIKA E QYTETARËT TË REFLEKTOJNË
Artikulli tjetërURDHRI I RI I MAS: CELULARËT E KAPUR NË SHKOLLA SEKUESTROHEN E DORËZOHEN NË POLICI