Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi kryebashkiakët dhe prefektët është ndalur sërish tek turizmi, por këtë herë të impakti që ka sjellë në ekonominë e vendit dhe në punësime.

Ndërsa foli për raste konkrete i pari i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar as kryetaren e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi sipas të cilit qytetarja e parë e Shkodrës poi përdor investimet publike për qëllime elektorale.

Një nga problemet në zonat bregdetare është ajo e administrimit të rërës. Kryeministri Rama tha se në disa zona bregdetare rërës i kanë dalë pronarët.

Duke marrë shembullin e Lezhës, Rama tha se kjo është një situatë e patolerueshme.

Rama ne fund i bëri thirrje vendorëve që të reflektojnë për sezonin turistik, të nxjerrin konkluzionet dhe të bëjnë propozime për sezonin e ardhshëm.