Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme bashkë me antarët e qeverisë, komisionerin Johannes Hahn.

Në fjalën e tij Rama ka falënderuar komisionarin Hahn për punën dhe kmbënguljen e tij që Shqipëria të integrohej. Sipas tij, tanimë është në dorën e tyre që të vazhdojnë me përmbushjen e masave të përcaktuara.

Falënderoj zotin Hahn për vizitën. Është vizitë e posaçme në këtë mbledhje të qeverisë dhe gjithë atyre që të jenë pjesë e këtij hapi madhor për vendin, me synim afrimin dhe për të bërë të mundur me nisjen formale të procesit Shqipëria të ketë një avantazh kohor.

Besoj që vendimi i marrë në një moment kompleks për BE, ku siç dihet për arye të dinamikave të brendshme të disa vendeve u desh një përpjekje e jashtëzakonshme e të gjithëve duke nisur nga Komisioneri, ekipi i tij, shefja e diplomacisë Mogherini dhe presidenti i KE-së.

Pasi vetëm me dhënien e rekomandimit pozitiv pa kushte por edhe me këmbënguljen që Shqipëria të integrohej bënë të mundur që procesi të çlirohej dhe pirgje. Kërkohet një angazhim solemn në të gjitha strukturat.

Prej sot deri në pranverën e ardhshme jemi të detyruar që të garantojmë me efikasitet kohën për të vijuar proceset e nisura dhe për të arritur rezultate që janë detyrime për të ardhmen e vendit tonë.

Patjetër që kemi lexuar me vëmëndje dhe kemi lexuar rresht për rresht dhe besoj që jemi shumë të qartë për detyrat që këto konkluzione meritojnë.

Asgjë nuk na pengon që të bëjmë një punë me cilësi të lartë dhe pa asnjë të sharë. Plotësimi i këtyre masave do të monitorohet nga këshilli i ministrave.

Qeveria do të ketë si koordinatore për këtë proces Ministrinë për Europen dhe Punët e Jashtme, ministri e cila do të shëndrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit. Shqipëria dhe Maqedonia ia dolën të kapërcejnë dallgën e madhe të momentit, varet nga ne zhvillimi i proceseve për të ecur para. Padisktim që kjo fazë e re e kësaj rruge aspak të lehtë nuk do të shihej me aq optimizëm nëse nuk do të kishim përkrah komisionerët, të cilët treguan një përkishtim shumë të shtrenjët për Shqipërinë.

Qoftë Franca apo Holanda u hapën dhe ofruan një zgjidhje pozitive kompromisi që e vlerësojmë shumë ashtu sikundër vlerësojmë faktin, që pas kësaj marrëdhëniet tona me komisionin dhe këto vende që na kanë mbështetur, por edhe Francën dhe Holandën janë forcuar dhe intensifikuar.

Me Presidentin e Francës apo kryeministrin e Holandës kam parë vullnet pozitiv për të vendosur në dispozicion eksperiencën dhe mbështetjen e tyre me dëshirën e madhe që Shqipëria t’ia dalë dhe bindjen e krijuar, që qershori i ardhshëm do të jetë i formalizimit të negociatave.

I shpreh komisionerit mirënjohjen për gjithçka ka bërë dhe besimin që ne do ia dalim falë edhe mbështetjes. Rezultatet edhe të vettingut po flasin cdo ditë, pavarësisht se nuk ka asnjëherë asgjë perfektë, pastrimi i sistemit të drejtësisë është i pakthyeshëm dhe përjashtimi i shumë figurave që mbanin deri dje peng drejtësinë dhe ishin super pushteti,

janë provë e vullnetit dhe drejtësisë së gjithë asaj pune. Rruga deri në funksionimin e plotë të drejtësisë është ende e gjatë.

Artikulli paraprakU BLLOKUAN NGA MOTI I KEQ NË SAZAN, SHPËTOHEN 50 TURISTË, MES TYRE EDHE GAZETARË TË HUAJ
Artikulli tjetërMETA PRET HAHN DHE APELON: DUHET GJITHËPËRFSHIRJE PËR TË ÇELUR NEGOCIATAT