Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ditën e sotme, Rama u takua me kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e reformës në drejtësi dhe Vetting-un. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit në Kryeministri, Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë. Punimet e samitit pritet të zgjasin deri në 26 janar.

Në këtë event merr pjesë elita e administratorëve të kompanive më të rëndësishme në nivel global së bashku me politikanët më të fuqishëm botëror mes të cilëve Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen.

Artikulli paraprakAZILI, SHQIPTARËT DREJT BE-SË, IRAKU DHE AFGANISTANI DREJT SHQIPËRISË
Artikulli tjetërI REFUZOHET DALJA 35 SHQIPTARËVE,RIATDHESOHEN 51 TE TJERE