Kryeministri Edi Rama do të pritet sot në një takim nga Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin Presidencial të Elysees.

Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Franca është një nga skeptikët për zgjerimin e BE, ndërsa kryeministri Rama do t’i kërkojë Macron votën pro për Shqipërinë.

Artikulli paraprakDOSJA HABILAJ, SAIMIR TAHIRI SOT NË 11:00 PARA GJYKATËS SË KRIMEVE TË RËNDA
Artikulli tjetër“DITË E HAPUR” NË SHKOLLËN PROFESIONALE “NDRE MJEDA” NË BUSHAT