Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij më një falendërim për partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në ndihmë të personave që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

“Në fund të një 24 orëshi që ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës sonë mund të thuhet me plot gojën se nga të gjithë njerëzit nën uniformë të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike. Dua të shpreh mirënjohjen respektin dhe falenderimin e të gjithë trupave të angazhuara në vijnë e parë të frontit duke u përballur me një fatkeqësi të jashtëzakonshme. Kanë rrezikuar jetën e tyre duke shpëtuar jetë të mbetura pezull.

Duhet të shpreh mirënjohje të pakufijshme për reagimet vërtetë thellësisht ngushëlluese të ambasadave të BE dhe SHBA që në çastet e para janë vënë në lëvizje për të na shprehur gatishmërinë e tyre. Për presidentin e Kosovës, kryeministrin e Italisë i cili ndër miqtë dhe partnerët e këtij vendi ka qenë ai që ka çelur serinë e komunikimeve të drejtpërdrejta duke u predispozuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve.

Kryeministri i Greqisë i cili përveç të tjerave ka sjellë menjëherë duke devijuar programin, ministrin e Jashtëm me një delegacion të gjerë në Tiranë, presidentin e Francës i cili pasi kemi komunikuar disa herë edhe pse është përballur me një fatkeqësi të madhe për Francën, ka vënë në lëvizje ministrin e Brendshme të Francës, presidentin e Turqisë që ka komunikuar në fillim gjatë dhe pastaj edhe në mesnatën e ditës së djehme duke konfimuar

vijimësisht gatishmërinë për të bërë gjithçka që është e nevosjhme në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti, kabinetin e kancelares, presidentin e Serbisë që ka dërguar një mision special, kryeministrin e Kroacisë dhe dua të shtoj një shprehje të posaçme nga CDU të cilët jo vetëm kanë dërguar një seri impresionuese mesazhesh nga anëtarë të grupit të Bundestagur por kanë shprehur gatishmërinë për tër bërë ѯdo gjë.

Falenderoj edhe qeveritë e Rumanisë dhe Zvicrës dhe princin e Kurorës së Arabisë Saudite. Një numër i konsiderueshëm i medias italiane kanë dërguar shumë mesazhe duke shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në dhënien e ndihmës dhe solidaritetit. Trupat janë përfshirë

në terren dhe kanë marrë lidershipin e operacioneve duke zotëruar një ekspertizë shumë më domethënëse se e jona që janë fillestare në këtë fushë sepse nuk jemi hasur me tërmetet për shumë dekada. Trupat speciale të Kosovës kanë mbërritur të parat dhe kanë shfaqur një kapacitet domethënës në mbështetje të trupave tona”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakTONIGHT – 27.11.2019
Artikulli tjetër25 VIKTIMA NGA TËRMETI I FUQISHËM NË SHQIPËRI! MË SHUMË SE 10 PERSONA ENDE NËN RRËNOJA.VIJOJNË KËRKIMET NË THUMANË