Presidenti i Francës Emanuel Makron tha të enjten se kreu i shtetit bjellorus Aleksandër Lukashenko nuk dëshironte që OSBE të ndërmjetësojë në krizën politike në Bjellorusi.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Fort de Bregancon mbi Rivierën Franceze, Macron gjithashtu tha se presidenti Rus Vladimir Putin reagoi në mënyrë të favorshme ndaj propozimit për rolin e OSBE-së.

Kujtojmë se në Bjellorusi ka disa kohë tashmë që protestues dhe aktivistë opozitarë demonstrojnë kundër Lukashenkos, duke thënë se presidenti ka vjedhur zgjedhjet.

Aleksandër Lukashenko, që është figura qendrore politike në 26 vjet në Bjellorusi, ka thënë se nuk pranon përsëritje të zgjedhjeve.

Bashkimi Europian ka kërkuar ndërmjetësim nga ana e OSBE-së për të zgjidhur krizën politike në Minsk, por edhe ky version është refuzuar nga ana e kreut të shtetit bjellorus Lukashenko.

Artikulli paraprakI DËRGUARI I MERKELIT PRO IDESË SË RAMËS: MUNDËSI E SHKËLQYER PËR DALJEN E BJELLORUSINË NGA KRIZA
Artikulli tjetërAksident ne Shkoder. Dy mjete jane perplasur me njera tjetren.