Kryeministri Edi Rama ka reaguar zyrtarisht për shpalljen e atentatorit të Azem Hajdarit, Gafurr Mazreku, ‘Qytetar Nderi’ i Hasit.

Kryeministri Rama shpreh keqardhje për sulmet e lëshuara ndaj tij nga opozita lidhur me këtë vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me të dhe e konsideron provokim të papërgjegjshëm të atyre që e kanë propozuar dhe miratuar.

Rama deklaron se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosje së atij vendimi, ndërsa ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit.

Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar.

Ai bën me dije se i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi, ndërkohë që sot në mbledhjen e grupit parlamentar e ka dënuar këtë shfaqje të shëmtuar papërgjegjshmërie të këshilltarëve të Hasit, pavarësisht se në Këshillin Bashkiak të Hasit Partia Socialiste ka vetëm një këshilltar, i cili nuk ka votuar pro vendimit.

Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta.

Reagimi nga Zyra e Kryeministrisë

Artikulli paraprakGODITET GRUPI QË GRABISTE KASAFORTAT E BIZNESEVE, 5 NË PRANGA
Artikulli tjetërSHKODER :U DYSHUA PER VDEKJE NATYRALE POR REZULTON VRASJE