Kryeministri shqiptar Edi Rama në sytë e Komisonierit Hahn akuzoi opozitën greke dhe shqiptare se të dyja kanë tradhtar teksa kreu i qeverisë po tregonte se Shqipëria është pranë marrëveshjes me Greqinë për disa çështje të ndryshme

“Situata sikur e shohim ne të gjithë është se ka tradhtar në qeverinë greke dhe atë shqiptare. E vërteta është që të dy palët po gjejnë zgjidhje në interesat më të mira të popujve të tyre.

Gjendja e procesit është e tillë, kemi bërë mjaft progres. Ka cështje që mbulojnë 70 vite histori, nga ligji i luftës te kufiri detar, janë të vështira dhe ne po i përballojmë me frymën e hapjes, kemi bërë progres. Hije të së kaluarës kanë dalë sfond.

Jam 100% i sigurt se kur të finalizohen rezultatet, kushdo që akuzon për tradhti nga të dy krahët do të turpërohet nga opinioni publik”.

Zgjidhja e problemeve kufitare për komisionerin Hahn përshpejton negociatat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“BE nuk do të pranojë asnjë shtet që ka konflikte të pazgjidhura me vendet fqinje, kjo ka përshpejtuar negociata në disa vende, si në rastin e zgjidhjes së çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë apo raste të tjera.

Shqipëria është në negociata me Greqinë dhe më vjen keq që ka pasur keqkuptime. Pas disa javësh jam i bindur që do të ketë rezultate”.

Kryeministri Rama tregoi se qeveria e tij ka nisur punën për hapjen e negociatave me BE në qershorin e vitit të ardhshëm…

“Çelja e negociatave pasohet nga një proces përgatitor dhe ajo ç’ka është në thelbin e kompromiseve është që nëse formalisht negociatat do të hapen në qershorin e ardhshëm puna që pason çeljen nis menjëherë,

nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj në dispozicion për të qenë të përgatitur për atë produkt që vjen pas çeljes formale. Nuk lëvizim nga 5 prioritetet”.

Komisioneri Hahn kërkoi një bashkëpunim mes forcave politike në Shqipëri…

“Duhet të vazhdojë puna për Reformën në Drejtësi, ndërsa administrata duhet të merret me procesin, pasi janë 35 kapituj për të parë situatën ligjore në Shqipëri.

Sa më mirë dhe sa më shumë që ta bëjmë këtë punë, dhe sa më shpejt, aq më mirë do të jemi të përgatitur për negociatat zyrtare.

Do të flasim me qeverinë dhe opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar dhe duhet të bashkëpunojmë. Negociatat janë me rëndësi për Shqipërinë”.

Pas Johannes Hahn, Rama zhvilloi një konferencë për shtyp edhe me Presidentin e Këshillit të Europës, Donald Tusk, ku gjithashtu theksoi se vendimi i 28 qershorit për negociatat ishte i vështirë, por pozitiv, pasi Shqipëria ka nisur punën përgatitore.