Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Ai u ka uruar agjërim të lehtë në muajin e shenjtë, ndërsa mesazhin e ka shoqëruar me fotot e restaurimit të xhamisë së Et’hem Beut në kryeqytet.

Me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, pjesë e programit “Rrugët e Besimit”

që mundeson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj të gjithë qytetarëve myslimanë agjërim të lehtë“-shkruan Rama.