Kryeministri Edi Rama e konsideron një “lojë” të Lulzim Bashës propozimin e këtij të fundit për një vetting në politikë. Ai thekson se kjo bëhet për të krijuar turbëllirë.

Rama: Kjo është një lojë e Lulit si artist për të krijuar një turbullirë, ndërkohë që vettingun që po pastron pallatin e drejtësisë nuk e duan. Historitë e tyre nuk ndodhnin as në kohën e Enver Hoxhës: pse i fole atij në rrugë.

Kryeministri u shpreh se këtë çështje do ta çojë në Komisionin e Venecias.

Rama: Çështja me kë shoqërohesh, është çështje personale. Pastaj nëse ti influencon te një person i lidhur me krimin atëherë ti duhet të shkosh në burg dhe kjo është çështje e drejtësisë.

Ne do të ja çojmë Komisionit të Venecias. Kjo që hedh Luli një gur në lumë dhe ne të mbytemi. Jo, ne do e marrim gurin dhe do e çojmë në Komisionin e Venecias. Nëse Venecia do të thotë se kjo është në përputhje me kushtetutën, me të drejtat e njeriut, ne do ta votojmë”.

Gjatë intervistës në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel, Rama tha se institucionet që do të hetojnë politikanët janë vetëm SPAK dhe BKH.

Rama: Vetting për politikanët është nëse je apo jo i pastër, të tjerat janë çështje e organeve të drejtësisë. Nëse duam të transparencë për politikanët duhet të gjejmë një mekanizëm.

Një pakicë që thotë o bëje siç dua unë, ose nuk bëhet do të thotë që nuk e duan. SPAK dhe BKH janë institucionet që do të hetojnë politikanët, të tjerat shërbejnë për këta si thashetheme. Që të thonë Rama është i lidhur me krimin.

Artikulli paraprakLU: LLALLA I KORRUPTUAR, U PËRPOQ TË PENGONTE REFORMËN NË DREJTËSI
Artikulli tjetërBASHA NXJERR VIDEON, TREGON SE KUSH I VARFËRON SHQIPTARËT