Prezantimin e arritjeve të këtij sezonit turistik Kryeministri ua besoi ministrave gjatë një takimi në Radhimë të Vlorës.

Sfidat e radhës për Kryeministrin Edi Rama mbeten përpunimi i ujërave të zeza që vijojnë të derdhen në det, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm i zonave bregdetare.
Kreu i qeverisë u shpreh optimist edhe për fillimin së shpejti të punimeve për aeroportin e Vlorës. Kjo vjeshtë pritet të sjellë edhe nisjen nga puna të një tjetër investimi në këtë qark.

Në këtë sezon në plazhe nuk munguan edhe vrojtuesit, të cilët shpëtuan jo pak jetë turistësh, për të cilët Kryeministri Rama dhe Ministri Klosi ndanë disa çmime.

Artikulli paraprakFERRARI DOMINON PROVAT NË MONZA, MERCEDES MBETET PRAPA
Artikulli tjetërOBAMA DHE BUSH NDEROJNË JOHN MCCAIN, TRUMP NUK MERR PJESË