Kryeministri shqiptar Edi Rama po zhvillon një vizitë në Itali. Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Bari për të marrë pjesën në forumin ndërkombëtar “Ekonomia Blu e Mesdheut-Mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi”, i cili do të zhvillohet nesër. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur në Bari nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Presidenti i Rajonit të Pulias shkruan se temë e diskutimeve do të jetë ekonomia dhe mjedisi, ndërsa sipas medieve pritet që të jetë edhe diskutimi për bashkëpunimin për aeroportin e ri të Vlorë, projekti i të cilit u prezantua pak ditë më parë nga Rama.

Artikulli paraprakPROKURORIA KËRKOI 8 VITE BURG! GJYKATA VENDOS SOT/ TAHIRI: DËNIMI AS NUK MË SHKON NDËRMEND
Artikulli tjetërPASI U ZGJODH EURODEPUTETE, SHQIPTARJA ARBA KOKALARI MERR TJETËR POST TË RËNDËSISHËM