Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerëson ndihmën që shqiptarët dhanë për hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Deklarata u bë gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet atje për një vizitë dyditore.

Midis Shqipërisë dhe Izraelit u nënshkruan dy marrëveshje miqësie dhe bashkëpunimi. Netanyahu vuri në dukje se ndërsa nënshkrimi i marrëveshjeve shënoi 25-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, miqësia midis Shqipërisë dhe popullit hebre shkon prapa shumë më larg.Në këtë vizitë Kryeministri i Shqipërisë është planifikuar që të qëndrojë dy ditë dhe bashkë me të drejt Izraelit edhe disa anëtarë të kabinetit qeveritar. Çështje për tu diskutuar pritet që të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve, sidomos në sektorin ekonomik, për të cilin janë realizuar edhe disa takime të tjera në nivel ministrash më parë .

Artikulli paraprakARMË DHE MUNICIONE, ARRESTOHET 16 VJEÇARI
Artikulli tjetërPD NË PROTESTË, KËSAJ RADHE JANË TË RINJTË NË KRYE