Pak orë para ndeshjes që mbrëmjen e sotme Shqipëria do të zhvillojë përballë Islandës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ekipin kombëtar të futbollit në kompleksin që po përgatiten.

Burime nga resorti ku po përgatitet ekipi jonë kombëtar bëjnë me dije se Rama ka shkuar në fushë ku lojtarët po zhvillonin seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën, raporton gazetari i Report Tv në Durrës, Artur Korriku.

Rama është takuar me lojtarët dhe trajnerin Reja të cilëve ju ka shprehur besimin se ata do arrijnë një rezultat pozitiv sonte. Ekipi do të niset pasdite për në qytetin e Elbasanit në stadiumin e të cilit do të zhvillohet ndeshja.

Artikulli paraprakDY AKSIDENTE NË PAK ORË NË LEZHË
Artikulli tjetërBABANI –PD-së: AKUZA TË TURPSHME, S’KAM ASNJË DËNIM