Ndryshimi i klimës do t’i kushtojë SHBA qindra miliardë dollarë dhe do të dëmtojë shëndetin e njerëzve e cilësinë e jetës, paralajmëron një raport i qeverisë amerikane.

“Rreziqet në të ardhmen nga ndryshimet klimatike varen … nga vendimet e marra sot,”-tha Vlerësimi i Katërt Kombëtar i Klimës.

Raporti thotë se ndryshimi i klimës paraqet sfida në rritje për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, cilësinë e jetës dhe normën e rritjes ekonomike.

Shkëncëtarët paralajmërojnë administratën Trump që ngrohja globale duhet marrë seriozisht dhe nëse nuk bëhen ndryshime urgjente do të jetë katastrofike.

Me paralajmërimet mbi efektet e klimës në infrastrukturën e rrënuar, uljen e rendimentit të kulturave dhe uljen e produktivitetit të punës, raporti tingëllon një alarm që ndryshimet klimatike së shpejti do të përkeqësojnë çdo cep të jetës amerikane.