Numri i përgjithshëm i emigrantëve në të gjithë botën këtë vit ishte 272 milionë ose 51 milionë me shumë sesa në vitin 2010.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara shumica e emigrantëve gjenden në Evropë 82 milionë dhe në Amerikën e e Veriut 59 milionë. Më pas renditet Afrika e Veriut dhe Azia Perëndimore me 49 milionë emigrantë secili.

Sot, emigrantët përbëjnë 3.5% të popullsisë botërore, nga 2.8% në vitin 2000.

Sipas KB, gjysma e 272 milionë emigrantëve jetojnë në 10 vende: SHBA kryeson listën me 51 milionë (19% të totalit). Më pas janë Gjermania dhe Arabia Saudite (13 milionë secila), Rusia (12 milionë), Britania (10 milionë), Emiratet e Bashkuara Arabe (9 milionë), Franca, Kanada, Australia (8 milionë) secila dhe Italia (6 milionë).

Për sa i përket vendeve të origjinës, India është e para, me 18 milionë qytetarë të saj që jetojnë jashtë vendit, e ndjekur nga Meksika (12 milionë), Kina (11 milionë), Rusia (10 milion) dhe Siria (8 milionë).

Artikulli paraprakTURQI, FLETËARRESTE PËR 14 TË DYSHUAR LIDHUR ME FETO-N
Artikulli tjetërJEPET ALARMI/ KËRCËNIM I MADH NGA ARMËT BËRTHAMORE NË BOTË