Raportet me botën e krimit kanë penalizuar gjysmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar deri më tani nga detyra.

22 nga 52 subjektet e nxjerra jashtë sistemit kanë qenë të ndikuar nga bota e krimit dhe kanë pasur kontakte të papërshtatshme thuhet në raportin e KPK-së.

Sipas këtij raporti për 15 muaj kanë kaluar në sitë 141 prokuror gjyqtarë dhe ndihmës ligjorë ku të shkarkuar 31 janë gjyqtarë, 19 prokuror, ndërsa 2 të shkarkuar janë ndihmësa ligjor që kanë qenë kandidat për magjistrat.

Ndërsa sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive depozituar në KPK mbi 40 % e të kontrolluarve kanë probleme me pasurinë e vënë ndër vite.

Artikulli paraprakBASHA TAKON 300 STUDENTËT EUROPIANË, I FTON TË GJITHË NESËR NË PROTESTË
Artikulli tjetërFAMILJARËT ME LOT NË SY I JAPIN LAMTUMIRËN E FUNDIT ZARIFE HASANAJT