‘Komisioni Europian nesër do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë’. EUObserver zbulon pjesë nga progres raporti që do të zyrtarizohet nesër nga KE.

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë” thuhet në raport.

EUObserver thotë se Brukseli ka një strategji të re për të përshpejtuar zgjerimin. Sipas shkrimet të publikuar sot, një ditë para publikimit të raportit,

KE vlerëson progresin e Shqipërisë, ndërsa pritet që të ketë një rekomandim pozitiv edhe për Maqedoninë pasi negociatat me Greqinë për emrin janë drejt finalizimit.

Ndërsa përsa i përket shteteve të tjera të Ballkanit, Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen pjesë e BE në 2025, thotë EUObserver. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor në Luksemburg këtë të hënë.

Nesër pritet të mbërrijnë në Tiranë, shefja e politikës së Jashtme Frederica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn për t’i dorëzuar qeverisë progres-raportin që rekomandon hapjen e negociatave.

Artikulli paraprak“EKSODI”, KUKËSI DHE KOSOVA E KUJTOJNË 16 PRILLIN 1999
Artikulli tjetërTATIMET: 30 PRILLI, AFATI I FUNDIT I DEKLARIMIT PËR INDIVIDËT ME TË ARDHURA MBI 2 MLN LEKË