Në raportin e Dia-s (Departamenti i Hetimeve anti-Mafia), grupet kriminale shqiptare konsiderohen si nga më të rrezikshmet në Itali. Në këtë raport shkruhet se tre grupet më të rrezikshme kriminale që veprojnë në Itali janë ato të:

 

‘Ndragetës, Puglias dhe mafiat e krimit rumune-shqiptare. Sipas raportit të departamentit të antimafias të vlefshëm për gjysmën e dytë të vitit 2017-tës, prania e kriminalitetit të huaj në territor është gjithnjë e më shumë e konsiderueshme nga ana e shqiptarëve dhe rumunëve.Gjithnjë e më shumë shqiptarët dhe rumunët po ‘punojnë’ së bashku dhe shfrytëzojnë rrugët e Ballkanit si për trafikimin e drogës po ashtu edhe për tregtinë ilegale të armëve.Shkruhet në raportin e Dia-s.

 

Më tej në raport shkruhet se fushat e interesit të këtyre bandave janë trafikimi i drogës, prostitucioni dhe vjedhjet e apartamenteve. Ndërkohë pak kohë më parë raportoi “Times” se grupet shqiptare të krimit po ngjisin me shpejtësi shkallët në renditjen e grupeve kriminale të huaja që gjenden në hartën e policisë britanike.

 

Një tabelë që rendit 4,600 grupe kriminale të njohura nga policia tregoi se shqiptarët “kapërcyen” rumunët për herë të parë në vitin 2017, raportoi “London Times”