Ka rritje ekonomike, por kjo shkon vetëm te të pasurit.

Të paktën kështu është shprehur në raportin e tij, Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Në 5 vitet e fundit, Indeksi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës në Shqipëri u përkeqësua me 5.6 për qind. Përkeqësimi i Indeksit të Zhvillimit do të thotë se përfitimet e rritjes ekonomike kanë shkuar vetëm tek një grup i vogël njerëzish, ata që janë dhe pjesa më e pasur e popullsisë. Shqipëria është një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe me një ekonomi shumë të përqendruar, vë në dukje raporti. Sipas Bankës së Shqipërisë mbi 58 për qind e depozitave totale në sistemin bankar zotërohet nga vetëm 4 për qind e popullsisë. Paralelisht Banka Botërore vëren se gjysma e popullsisë jeton me më pak se sa 320 lekë në ditë për frymë, ndërkohë që një elitë e vogël jeton në luks të shfrenuar. 

Artikulli paraprakJUVENTUS NDRYSHON LOGON HISTORIKE
Artikulli tjetërMEDIAT BOTËRORE PËR “TRENIN” AKUZOHET SERBIA SE PO PËRKEQËSON SITUATËN