Sipas një raporti të botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO), Shyqipëria ka shënuar progres në luftën e saj për të parandaluar korrupsionin. Në raport shkruhet se Shqipëria ia ka dalë që përmbushë plotësisht vetëm katër nga dhjetë pikat e rekomanduara.

Më tej në raport shkruhet se vlerësohet si hap pozitiv ndërtimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe progresin që po shënon reforma në drejtësi.

Raporti i GRECO:

Raporti i botuar nga Këshilli i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) njeh progresin e bërë nga Shqipëria në zbatimin e rekomandimeve të saj për të parandaluar

korrupsionin lidhur me parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët, por gjithashtu kërkon një numër përmirësimesh dhe për të përfunduar reformat në pritje.

Në raportin e saj, GRECO arrin në përfundimin se Shqipëria deri më tani ka përmbushur plotësisht katër nga 10 rekomandimet që ka nxjerrë në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014. Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.

GRECO e mirëpret si një hap të rëndësishëm përpara miratimit në Prill të vitit 2018 të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, Kod që do të mbulojë çështje të tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhurata; dhe kufizimet pas punësimit.

Konfliktet e interesit duhet të deklarohen nga deputetët që në momentin kur evidentohen dhe një procedurë është vendosur për të siguruar që kontaktet e deputetëve me palët e treta gjatë procesit legjislativ të raportohen, regjistrohen dhe bëhen publike.

Megjithatë, GRECO pendohet për mungesën e qartësisë në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave dhe sanksioneve në rast të shkeljes, të cilat nuk përmenden shprehimisht në tekstin e Kodit të Sjelljes.

Asambleja Kombëtare po planifikon të zhvillojë udhëzime për të hedhur dritë mbi rregullat e përfshira në Kodin e Etikës, por që ende duhet të miratohen. Ndërgjegjësimi dhe trajnimi i deputetëve për këto rregulla është ende duke u zhvilluar.

Raporti gjithashtu pranon si një hap pozitiv fakitn që periudha e kontrolleve të deklaratave të deputetëve të mjeteve është shkurtuar dhe se ato publikohen në një faqe zyrtare.

Në lidhje me gjyqtarët, një reformë e madhe gjyqësore është në vazhdim e sipër që nga viti 2014 duke vijuar me një proces verifikimi për gjyqtarët me qëllim luftën kundër korrupsionit në gjyqësor.

GRECO mirëpret faktin që, si pjesë e paketës së reformës, roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre.

Zhvillim tjerwr pozitiv, pas përfundimit të reformës, wshtw funksionimi i administratës gjyqësore nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë,

por e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe se ky Këshill duhet të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve etike dhe monitorimin e tyre.

GRECO konsideron hap pozitiv edhe krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Lartë si autoritet përgjegjës për trajtimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve.

Nga ana tjetër, GRECO nuk është i kënaqur për vonesat e vazhdueshme në vlerësimet e gjyqtarëve.

Përsa i përket prokurorëve, raporti shënon përparim në kuadrin ligjor për vlerësimin e tyre, i cili tani përfshin më shumë kritere lidhur me integritetin dhe standardet etike,

edhe pse Këshilli i Lartë Prokurorial, i cili do të jetë përgjegjës për vlerësimin e prokurorëve ende nuk ka arritur të forcohet.

Së fundi GRECO u kërkon autoriteteve shqiptare të japin një përditësim të progresit në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura duke iu dhënë kohë deri më 31 mars 2019.