Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar raportin e këtij viti për drogën në të gjithë botën.

Sipas të dhënave në raport, vendi ynë gjeneron 2.6 përqind fitime të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga droga. Kjo shifër reuzlton më e lartë në vendin tonë krahasuar me vendet të tjera më të zhvilluara si Italia, Franca e Britania, të cilat janë tregjet kryesore të shitjes së drogave. Raporti, i cili ka analizuar 129 vende për një periudhë nga 2009 në 2014,  tregon se Shqipëria është një nga vendet e mëdha të kultivimit të kanabisit, sëbashku me Kolumbinë, Xhamajkën, Hollandën dhe Paraguain. Organizata e Kombeve të Bashkuara shkruan se të ardhurat e drogës vetëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike kapin shifrën e 28 miliardë dollarëve në vit. Në raport shkruhet se në 2014 në Shqipëri janë prodhuar 540 ton drogë dhe janë zbuluar 551.414 bimë kanabis. Sipas raportit, kanabisi është droga më e kultivuar në botë, kultivimi i opiumit është zvogëluar vitin e kaluar, ndërsa kokaina ka qenë në rritje. Në forma të ndryshme, kanabisi është kapur në 95 përqind të vendeve gjatë 2014 , kurse sa u përket trafikanteve, pjesa më e madhe janë meshkuj, edhe pse nuk mungojnë femrat. Megjithatë raporti flet për një tendencë në rënie të femrave të lidhura me trafikun e drogës. Rreth 3.8 për qind e popullsisë globale ka përdorur kanabis në vitin 2014.

Artikulli paraprakPUKË NIS INVESTIMI PËR SISTEMIMIN E LAGJES SË PALLATIT TË KULTURËS
Artikulli tjetërKONVENTA E LRI, MBËRRIN NË PUKË QINDRA PJESMARRËS