World Vision, një organizatë zhvillimi komunitar, e krishterë, humanitare dhe avokatie ka publikuar raportin mbi situatën e Mirëqenies së Fëmijëve në Shqipëri gjatë vitit të fundit.
Sipas raportit të World Vision gjatë vitit të fundit 70% e fëmijëve të moshës 8 deri në 18 vjeç kanë përjetuar një formë dhune.

Ky raport thotë se 46 % e fëmijëve janë indiferentë dhe nuk duan të përfshihen në raportimin e rasteve të dhunës dhe 34% e tyre nuk e raportojnë për shkak të mungesës së besimit që institucionet do ta zgjidhin situatën.

Dhuna është një prej faktorëve kryesorë që pengon zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe cenon arritjen e rezultateve në ndërhyrjet socio-ekonomike, që çojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës në Shqipëri.

“World Vision Albania prej më shumë se 10 vitesh punon ngushtë me fëmijët, komunitetet dhe institucionet shtetërore për identifikimin, raportimin dhe menaxhimin e rasteve të fëmijëve të dhunuar. Përkushtimi i institucioneve shtetërore, donatorëve, korporatave, organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve të integruara vazhdon të jetë thelbësor për eliminimin e dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri. Në mbështetje të nevojës për shërbime, Ëorld Vision hartoi standardet dhe po piloton në Bashkitë Durrës dhe Dibër Shërbimin e Emergjencës për Fëmijët në rrezik të lartë.” – shprehet znj. Artina Morava, drejtoresha e programit të Ëorld Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

Mbi 350 fëmijë, të rinj, prindër, adoleshentë, personazhe të njohur publik, profesionistë të mbrojtjes së fëmijëve, por edhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private bashkohen nën të njëjtin mesazh: “Duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve!”

Dhuna fizike dhe psikologjike është e pranishme në të gjitha hallkat kryesore të shoqërisë. Fëmijët raportojnë se shpesh nuk ndihen të sigurt në ambientet e lagjes apo shkollës së tyre.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT E PALIGJSHËM/ XHAÇKA: BRENDA 3 DITËVE JANË SHPËTUAR 4 GOMONE ME 140 EMIGRANTË, 30 PREJ TYRE FËMIJË (VIDEO)
Artikulli tjetërSHPALLEN QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR TË JETUAR, RENDITJA