Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se në botë mesatarisht në çdo 40 sekonda, një person i jep fund vetes duke u vetëvrarë.

Në Shqipëri statistikat e një viti më parë treguan se 197 persona u vetëflijuan dhe një ndër shkaqet është depresioni.

Një person në cdo 40 sekonda vret veten në botë. OBSH në raportin e fundit përsa i takon depresionit dhe vetëvrasjeve vlerëson se 800 mijë njerëz vdesin çdo vit, ose e thënë ndryshe 3000 çdo ditë.

Në Shqipëri, të dhënat zyrtare të policisë së shtetit për vitin 2017 treguan se 199 u vetëvranë.Në diskutimin përse janë këto statisitika në rritje të këtij fenomomeni global, psikologët e lidhin ngushtë aktin me depresionin.

Një rritje e fortë e veëtvrasjeve, pothuajse dyfishim ka ndodhur te grupmosha 50-54 vjeç, në 31 raste, ku varfëria mbetet arsyeja kryesore e kësaj zgjedhjeje.

Pavarësisht se është e vështirë të përcaktohet shifra e saktë, vetëvrasja mbetet një humbje tragjike e jetës.

Ndaj ekspertët, psikologët dhe mjekët psikatër sugjerojnë familjarët të tregohen të kujdeshëm ndaj simptomave që mund të shfaqin anëtarët e tyre, duke bërë vlerësimin e gjendjes të shëndetit mendor.

Në total, në Shqipëri në vitin 2017 u regjistruan 6.2 vetëvrasje për 100 mijë banorë

Artikulli paraprakINDONEZI, SHPËRTHEN VULLKANI SOPUTAN
Artikulli tjetërSUPERVILA E MURPHY-T NË SHITJE PËR 10 MILION DOLLAR