Një raport thotë se një në tre vajza në Britani të Madhë është ngacmuar seksualisht në publik edhe kur janë të veshura me uniformën e shkollës.

Sipas raportit dy të tretat e vajzave thonë se ato kanë përjetuar vëmendjen e padëshiruar seksuale në publik.

Shifrat vijnë nga një raport i organizatës bamirëse të fëmijëve “Plan International UK”, e cila tha se shumë vajza ndjejnë ngacmimin në rrugë.

Raporti vëzhgoi më shumë se 1.000 adoleshentë dhe të rinj të moshës 14 deri në 21 vjeç, si dhe zhvilloi intervista me vajzat dhe profesorët.

Raporti përmban edhe disa rrëfime të vajzave të reja, duke përfshirë Malikah 19 vjeçare, nga Birmingham, e cili tha se u ngacmua nga një makinë, teksa ajo ishte duke ecur vetëm.

“Unë pretendoja se isha duke folur në telefon dhe bëja sikur po flisja me babain, i cili po vinte të më merrte”, tha vajza.