Shqipëria ka aktualisht 704 familje të prekura nga gjakmarrja, prej të cilave 591 jetojnë në Shqipëri ndërsa 113 prej tyre janë larguar jashtë vendit.

Studimi u krye nga shoqata “Gjenerata e Re” me ndihmën e autoriteteve policore dhe OSHEE në 6 qarqet e prekura nga kjo dukuri sic jane Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Durresi.

Shkodra është e prekur më rëndë nga dukuria tragjike me 156 familje në gjakmarrje, nga të cilat 17 janë të ngujuara, 47 familje u larguan jashtë vendit, ndërsa disa dhjetëra fëmijë braktisin shkollën dhe kanë nevojë për mbështetje psikosociale.

Qarku i dytë më i prekur është Lezha me 102 familje në gjakmarrje, 6 nga të cilat janë ngujuar, 33 kanë lënë Shqipërinë. Në këtë qark Laçi ka 21 familje në gjakmarrje. Më pas vjen Dibra me 89 familje në gjakmarrje, por më shumë në këtë qark janë prekur Burreli, Bulqiza, e Klosi.

Pajtimet e gjakmarrjeve janë shumë të vështira dhe këto shpesh kthehen në vrajse. Mënyrat kryesore për ta shmangur rrezikun është largimi jashtë Shqipërisë apo në zona të tjera brenda vendit.Pjesa më e madhe e familjeve të prekura nga gjakmarrja jetojnë në varfëri dhe mjerim.

Rëndesa ekonomike vjen nga izolimi dhe banesat e vogla pa siguri dhe pa kushte, sidomos për të sëmurët, të cilët nuk dalin dot as për të marrë shërbimin mjekësor.Konfliktet e gjakmarrjes trashëgohen nga vetëgjyqësi të vjetra e të reja.

Halli më i madh mbeten fëmijët e pafajshëm, që ngujohen ose shkëputen nga shkolla, madje ka edhe nga ata që kanë lindur në ngujim