Ministria e Brendshme italiane i ka vënë në dispozicion parlamentit të këtij vendi një relacion në lidhje me raportin e bërë publik nga Drejtoria Antimafia mbi krimin në këtë vend në periudhën korrik-dhjetor 2017. Në këtë raport zë vend edhe kriminaliteti shqiptar, i cili konsiderohet si organizimi i huaj më prezent në Itali.

Në raport thuhet se kriminaliteti shqiptar ka një aftësi të madhe për rekrutimin e të rinjve dhe rinovimin e organizatës nëe kohëe rekord.

Mes të tjerash, bëhet e ditur se organizatat kriminale shqiptare herë pas herë kanë sjellje të ashpër me veti të përqendruara në mënyrë të veçantë në larjet e hesapeve mbi bazën e rregullave të ashpra të Kanunit.

Kriminaliteti shqiptar në Itali nuk është aktiv dhe shumë i fuqishëm vetëm në aspektin e narkotrafikut, por edhe në atë të shfrytëzimit të prostitucionit dhe bastisjes sëe shtëpive dhe bizneseve.

Raporti vë në dukje lidhjet e forta të organizatave kriminale shqiptare me grupet kriminale italiane në Pulia dhe Brindizi, të cilat kanë bërë të mundur futjen nga deti Adriatik të tonelatave me marijuanë edhe gjatë vitit 2017.

Përveç kësaj lënde narkotike, vihet në dukje edhe një rrugë tjetër e futjes së heroinës nga Shqipëria drejt Italisë, në mënyrë të veçantë tipi Kobret i heroinës, që blihet në Turqi.

Në raport vihen në dukje disa nga operacionet më të famshme të antidrogës gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2017 si “Griko”, “Los Blancos” dhe “Smoke Snake”. Në njërin nga operacionet e mëdha në tetor 2017 në Ferrara u kapën mbi 2 ton hashash, e cila ne treg kapte vlerën 20 milion euro.

Raporti i Drejtorisë Antimafia vë në dukje pozitën gjeografike të favorshme mes Italisë dhe Shqipërisë, që shfrytezohet nga grupet kriminale të të dyja vendeve për trafikun e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.