“LUFTA MEDIATIKE” RUSI-SHBA. SARA FIRTH: JAM PËR TË VËRTETËN .

 

Dy dite pas rrezimit te avionit malajzian mbi Ukraine, gazetarja britanike e televizionit Russia Today, Sara Firth jep doreheqjen ne shenje proteste ndaj mbulimit te ketij lajmi nga stacioni televiziv rus.
Kam respekt te vecante per shume kolege, por une jam per te verteten, – deklaroi gazetarja e RT ne Londer.
Me pas, Sara Firth u shfaq ne rrjetin televiziv amerikan CNN, duke denoncuar ate qe ajo e quajti genjeshter te televizionit Russia Today, ku punonte deri nje dite me pare.
Efektivisht ne punojmë për Putinin. Ne na kërkohet çdo ditë, nëse jo për të injoruar plotësisht të vërtetën, për ta deformuar ate, – tha gazetarja ne studion e Christiane Amanpour, ne rrjetin CNN.
Stacioni informativ rus është akuzuar herë pas here për një mbulim të orientuar të disa ngjarjeve, veçanërisht që prej fillimit të krizës në Ukrainë, akuza të përgënjeshtruara nga RT.
Në muajin mars, një gazetare amerikane e ”Russia Today America” dha dorëheqjen për të protestuar kundër mbulimit të konfliktit në Ukraine.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE