Pas akuzave në javën e fundit nga opozita në drejtim të shumicës, si e përfshirë në mbrojtjen e djalit të deputetit Rraja, kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka paralajmëruar një paketë antishpifje.

Rama thotë se Xhisiela u mor peng dhe u kthye në mish për topat e kazanit politik e mediatik.

Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik! Më mirë vonë se kurrë.

Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala. Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje

Megjithatë kryeministri nuk jep më shumë detaje për nismën, detajet e së cilës pritet që të mësohen në ditët në vijim, ndërsa pritet edhe reagimi i opozitës.

Rasti i Xhisiela Malokut ka qenë kryefjala e javës së fundit në politikën shqiptare me akuza dhe kundër akuza të shumta mes shumicës dhe opozitës.

Historia nisi pas denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili u arratis duke kërkuar azil në Zvicër, vajza mohoi se u dhuna nga djali i deputetit, ndërsa ky i fundit është arrestuar për përndjekje.