Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet të takohen të hënën në Itali për të diskutuar se si ta ruajnë projektin e Bashkimit Europian.

Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes udhëheqësve të tre ekonomive më të mëdha të grupit, që pas rezultatit shokues të referendumit të Britanisë për largimin nga blloku. Kryeministri italian Matteo Renzi është organizatori i takimit, ku do të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande. Takimi do të zhvillohet në një ishull pranë Napolit dhe ai i paraprin një takim të muajit shtator të BE-së për të diskutuar mbi pasojat e votimit të Britanisë për t’u larguar nga grupi. Zyrtarët në Bruksel druhen se referendumi i 23 qershorit në Britani mund të çojë në një referendum të ngjashëm në Holandë, një nga vendet themeluese të BE-së, lidhur me largimin nga blloku. “Takimi i së hënës synon t’i tregojë botës unitetin e tre ekonomive më të mëdha të Europës, pa krijuar një grupim në veçantë dhe përgatitjet për takimin e Bratislavës”, citohet një burim diplomatik francez. Analistët thonë se përballë rrezikut të ekzistencës kancelarja gjermane Merkel kërkon të forcojë BE-në eskzistuese dhe jo zgjerimin me anëtarë të rinj. Zoti Renzi kërkon të Italia të ketë një rol më të rëndësishëm në mënyrën e funskionimi të BE-së në të ardhmen, pas largimit të Britanisë, ndërsa zoti Hollandë kërkon dyfishimin e planit të investimeve të BE-së.

Artikulli paraprakREAL MADRID FITON EDHE PA CRISTIANO RONALDO
Artikulli tjetërPERFSHIHEN NE AKSIDENT DY MJETE NE MALESINE E MADHE