NJË BUKURI E NATYRËS, QË TËRHEQ TURISTË TË HUAJ DHE VENDAS. Razma mbetet padyshim nje nga mrekullite shqiptare te natyres, guri shndrites ne gjerdanin e turizmit malor. Nje bukuri e virgjer te ndjek nga pas sapo perpjetesh ne gjarperimin per ne destinacionin turistik.

Megjithese eshte nder piketat e kahershme te turizmit malor, Razma mbetet ende nje mundesi pak e shfrytezuar, nje magjepsje e natyres, pak e kundruar, nje bashkejetese mes njerezve me zemer te bardhe Razma eshte nje nder pikat turistike malore me te aferta me qytetin e Shkodres, por jo kaq e artikuluar sa Thethi, qe vazhdon te mbetet nje dashuri e te huajve.  Razma ndodhet e vendosur nen perkatesine administrative te komunes se Shkrelit. Eshte ne nje distance jo me shume se 138 km larg nga Tirana, ose 40 km nga Shkodra Nje vecri qe e tipizon Razmen eshte dhe kthimi i saj nje epiqender e kalimit te nje fundjave prane qingjit qe piqet ne hedh, e nen shoqerini e pijes dhe shakave, lojrave dhe hokave. Nga Tirana, Shkodra, Laci, Mati, Mirdita, Malesia e Madhe, bujne ne Razem per fundjave. Zakonisht ata pronotojne menune qe mbetet mishi i pjekur dhe per te tjerat nuk kane asnje vramendje Ato jo vetem marrin nga Razma, por edhe lene pershtypjet e mira ndaj njerezve bujar dhe te papertur, te thjeshte dhe zemerbardhe. Ata vijne, ikin dhe perseri vijne, sic ndodh aty ku ke pse shkon dhe ka kush te pret.

Artikulli paraprakNUK ZBATOHET MARRËESHJA PËR RRUGËN PARRUCË-XHABIEJ
Artikulli tjetërTË HËNËN PRITET TË ZYRTARIZOHET EMRI PËR PUKËN