REAGIMI I PLOTË

Deklarat e ish deputetit Spahia per tamponet ne NJVKSh Shkoder, jane te pavertata dhe nuk do e zbehin punen e qindra punonjesve te shendetesise ne Shkoder qe po punojne pa pushim per te testuar, izoluar dhe gjurmuar cdo rast te dyshuar me Covid 19 dhe per te trajtuar cdo pacient ne nevoje per kujdes shendetesor. Po punohet sipas protokolleve per te izoluar virusin ne cdo vater aktive dhe vijon furnizimi ne vazhdim me tampone per NJVKSh Shkoder dhe ne te gjithe Rajonin e Veriut.
Jemi te hapur per cdo verifikim dhe hedhim poshte cdo te pavertete qe cenon punen e palodhur te punonjesve te kujdesit shendetesor Shkoder, ne sherbim 24/7 ne territor.

Perfitojme nga rasti qe te inkurajojme te gjithe punonjesit e sherbimeve shendetesore per perkushtimin dhe devotshmerine gjate ketyre muajve te veshtire ne perballimin e epidemise.