KOSOVA E INDINJUAR ME DEKLARATËT E EKSTREMISTIT QË LUFTON NË SIRI
Deklaratat e ekstremistit kosovar Lavdrim Muhaxheri dhënë medias ne Tirane, se edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka prerë koka, ka nxitur reagimin e menjëhershëm të përfaqësueseve të UCK-se.

Kryetari i Shoqatës se Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i është kundërpërgjigjur anëtarit të ISIS-it, Lavdrim Muhaxherit, duke e quajtur banale deklaratën e tij.
Sipas Jasharit, ekstremisti Muhaxherri perpiqet ta njollose luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç dihet botërisht, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e vlerësuar me dokumente ndërkombëtare se është njëra prej luftërave më të drejta. Lufta e UÇK-së ka qene e drejtuar kundër atyre të cilët kanë bërë veprime të tilla ndaj popullit shqiptar e që ka qenë shteti dhe pushteti serb”, ka thënë Jashari.

 

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/9wsoA8LnQKY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]