DEPUTETI DEMOKRAT I BËN THIRRJE DREJTËSISË QË TË ZBARDHË SA MË PARË ÇËSHTJEN. Edhe pse rezulton se Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Ministri i Brendshëm paskan pasur informacion prej 6 muajsh për një plan të eleminimit tim fizik, unë nuk jam thirrur dhe as nuk jam informuar nga asnjë organ apo institucion për këtë skenar.Në këto kushte, hedh poshtë trillimet e bëra nga deputetë të caktuar dhe nga Kryetari i Kuvendit, sipas të cilëve më është ofruar mbrojtje fizike.

Është shpifje e ulët edhe aludimi sikur në këtë skenar qenkan përfshirë njerëz të afërt me ish-kryetarin e Partisë Demokratike. I bëj thirrje drejtësisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para ligjit përgjegjësit.Ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkon një hetim të thellë objektiv dhe të painfluencuar nga klanet e pushtetit.

Artikulli paraprak8 MILIONË LEKË PËR AKTIVITET KULTURORE
Artikulli tjetërAKUZAT E DOSHIT, META MBLEDH TË TIJËT, TAKOHET ME RAMËN