Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Gruevski thotë se i është pranuar kërkesa për azil në Hungari dhe se do të vazhdoj të kërkojë drejtësinë e tij.

Ai shkruan:
Hungaria pranoi sot kërkesën për azil. Nuk kam ikur nga drejtësia, përdora të drejtat ndërkombëtare. Do të vazhdoj të kërkoj drejtësinë për mua dhe viktimat e tjera të sistemit të drejtësisë në Maqedoni.