Barcelona ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit pas fitores 0-3 në Santiago Bernabeo. Golat për katalanasit u shënuan nga Luis Suarez (50′, 73′) dhe Rapahael Varane (69′, autogol).

Më i miri në këtë takim sipas ‘Whoscored’ ishte uruguajani Suarez i cili u vlerësua me notën (8.7). Me notë të lartë u vlerësuan edhe Messi (7.1) Marc-Andre ter Stegen (8.2), Ousmane Dembele (7.3), Clement Lenglet (7.4) dhe Ivan Rakitic (7).

Te Reali i Madridit më të mirët ishin Sergio Reguilion (7) dhe Vinivius Junior (7), por edhe Lucas Vazquez (6.9) e Dani Carvajal (6.8).

Lojtari më i dobët në këtë sfidë ishte Varane (5.5 ) si edhe portieri i Realit Navas (5.5).