JUVENTUSI HYN NË MERKATO, BLEN MORATA-N  .

Real Madrid me shumë mundësi gjatë kësaj vere do të ndërtojë një ekip ëndrra. Por, për ta bërë këtë duhet të arrijë marrëveshje me James Rodriguez dhe Radmel Falcao. Në qoftëse do të arrihen dhe këto marrëveshje ku Rodriguez është shumë pranë kalimit, ndërsa Falcao akoma nuk e ka vendosur.  Një ditë më parë Reali bëri dhe një blerje shumë të goditur duke afruar mesfushorin e Bayern Mynih, Toni Kroos për  30 milion euro. Me lojtarët që ka në dispozicion Reali dhe në qoftëse realizon afrimet e parashikuara atëherë do të kemi këtë ekip. Në portë Lopez. Në mbrojtje, Carvajal, Pepe, Ramos e Marcelo. Në mesfushë, Modriç, Kroos, Bale, Rodriguez, Ronaldo dhe në sulm Falcao.

Ndërkohë Juventusi ka hyrë në merkato. Menjëherë pasi është vendosur trajneri i ri i ekipit Masimiliano Alegri, Juve, ka arritur marrëveshjen për transferimin e spanjollit të Real Madrid, Alvaro Morata. Klubi ka dhënë një komunikatë për mediat, pas takimit që drejtuesit patën me agjentin e lojtarit.  Ende nuk është e qartë shuma që torinezët do t’i paguajnë Realit, por sipas medjave italiane ajo mendohet të jetë rreth 36 milion euro