Real Madrid gjendet në një kolaps pasi në tre ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë asnjuë gol, diçka e tillë nuk ndodhte që prej vitit të largët 2007 ose e thënë ndryshe,

5 orë e 19 minuta pa gjetur rrugën e rrjetës. Reali zhvilloi një ndeshje jo shumë cilësore përballë rusëve të CSKA.

Në këtë takim madrilenët goditën drejt portës plot 26 herë por asnjëra prej tentativave nuk shkoi në rrjetë.

Trajneri i kampionëve në fuqi të europës, Lopetegui është në një presion të madh dhe tashmë qëndrimi si strateg i skuadrës është vendosur në pikëpyetje të madhe.

Në konferencën pas ndeshjes, trajneri u pyet rreth një shkarkimi të mundshëm por përgjigja e tij befasuese ishte se i nevojitej më tepër kohë.

“Është ende shumë herët të flitet për shkarkim, sapo kemi filluar sezonin dhe kemi ende punë për të bërë, na nevojitet kohë”, tha trajneri i Real Madrid.

Artikulli paraprakSHKODËR, BANESAT PROBLEME ME EFIÇENCËN E ENERGJISË
Artikulli tjetërURGJENCA, HAXHI: PËRMIRËSOHET SHËRBIMI