Reali i Madridit zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit Rafa Benitez vetëm pas 6 muajsh në drejtimin e klubit.  Florentino Perez, tifozët, por mbi të gjitha edhe lojtarët nuk ishin të kënaqur me idetë e spanjollit duke bërë që barazimi me Valencian të mos kapërdihet pa një ‘kokë turku’.

 Emri i ri i bankinës do të jetë legjenda franceze, Zidane. Në konferencën për shtyp në orën 20:00 Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez deklaroi se “Kam marrë një vendim shumë të vështirë për të shkëputur kontratën e Rafa Benitezit si trajner i Real Madridit. Ndërsa kemi  vendosur që drejtimin e skuadrës ta marrë Zinedine Zidane”tha presidenti i 10 herë kampionëve të Europës. Perez i është drejtuar më pas francezit Zidane me fjalët ‘Për ty fjala e pamundur nuk ekziston”. Në fjalën e tij pas zyrtarizimit si trajneri i Realit, Zidane u shpreh i lumtur dhe emocionuar, ndërsa falenderoi drejtuesit e madrilenëve për besimin.  “Nesër do të fillojmë punën më skuadrën dhe do të japim gjithçka për të fituar tituj. Sot është një ditë emocionale për mua, më shumë se sa kur nënshkrova si lojtar. Do ta jap zemrën time për këtë skuadër”tha ai.

Artikulli paraprakSHTUBINA: BOJKOTOJMË STËRVITJEN NËSE S’NA JAPIN RROGAT
Artikulli tjetërOBAMA: DO TË KONTROLLOJMË BLERËSIT E ARMËVË PËR SIGURINË TONË